Në faqen zyrtare të kryeministrit Rama gjen komente nga më të ndryshmet, ndërsa në shumicën prej tyre ka edhe një përgjigje nga ana e kreut të ekzekutivit.
Sot një qytetar i kërkoi Ramës që t’i gjejë një vend pune, në të kundërt do t’i bashkohet ISIS-it, duke kërcënuar se do ta bëjë Shqipërinë më të zezë se Siria.
Por si rrallë herë Rama i kthen një koment të gjatë.
“Edy, une jam i sigurt qe ti nuk di cfare flet sepse po ta dije nuk do flisje absurditete kaq te medha si berja zi e Shqiperise, jo thjesht se ti Shqiperise s’ke c’i ben hic po mbi te gjitha se eshte turp te flasesh ashtu per atdheun tend! Sa per pjatat luksoze, kushedi ku i ke pare se ne varkat e peshkimit dhe ne shtepite e fshatareve ku shkoj une,
nuk ka pjata luksoze po ka pjata te mbushura me frutet e punes se ndershme, keshtu qe ti po deshe vertet pune dil e kerkoje se e gjen sic e kane gjetur 183 mije shqiptare ne keta 3 vjet e gjysem! Te them edhe ku ta gjesh po deshe, shko ne Zyrat e Punes, jane 38 mije vende te lira pune dhe nese nuk gjen dot pune se s’ke zanat, shko ne fshat e puno token sic e punojne ata qe sipas teje jane ne mes te oqeanit! Por kije parasysh, qe ne pune nuk te merr kush po nuk pate edukate dhe vullnet per pune. Shendet e sukses!”, shkruan Rama.




