Kryebashkiaku i PS në Devoll, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve.
Në dalje nga SPAK, Duro tha në një prononcim të shkurtër për mediat se nuk do të japë dorëheqjen.
Kujtojmë që Duro dyshohet si i përfshirë në licencime të paligjshme në një biznes hidrokarburesh në Maliq.
Po ashtu ai dyshohet të jetë përfshirë në aferën e rindërtimit duke i rindërtuar shtëpinë një të afërmes së tij, ndonëse ishte jashtë projektit.



