Tension në sallën e Parlamentit, ku pritej votimi i emrit të kryeprokurorit të ri. Deputetët e PD-së kanë hedhur tymuese edhe në drejtim të foltores.
Deputeti demokrat, Flamur Noka, hodhi një tymuese në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa Ervin Salianji hodhi tymuese në drejtim të kryetarit Ruçi.
Por kjo nuk e ka penguar kryetarin e Parlamentit të vijojë seancën.
Ai ka njoftuar votimin e propozimit të PS për kryeprokurorin e përkohshëm. Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim është votuar kandidatura e Arta Markut.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së kërkoi që votimi i ligjeve të tjera të parashikuara në rendin e ditës të shtyhet për në seancën tjetër.
Kryetari Ruçi njoftoi një pushim 20 minutësh për të shqyrtuar këtë kërkesë.



