PD në Apel për statutin, Alibeaj firmos si nënkryetar

PD në Apel për statutin, Alibeaj firmos si nënkryetar

Ajo që njihet si PD e Bashës depozitoi sot në Gjykatën e Apelit ankimimin e paralajmëruar në lidhje me vendimin që njeh ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Vendimi në fjalë, i marrë më 25 mars nga Gjykata e Tiranës, legjitimoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i partisë.

Padia e dorëzuar sot në shkallën e detyrë të gjyqësorit kërkon prishjen e këtij vendimi si dhe pushimin ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.

Në padinë e dorëzuar në Apel, pala ankuese është Partia Demokratike, e përfaqësuar me autorizim nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj.   

Alibeaj e mori detyrën e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, më 21 mars, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. 

Gjykata e Tiranës u shpreh me vendim në lidhje me statutin e PD-së më 25 mars. Vendimi në fjalë rrëzon edhe vetë Alibeajn nga posti i nënkryetarit, megjithatë, duke mos e njohur si të ligjshëm, Alibeaj i është drejtuar shkallës së dytë të gjyqësorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy