
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi dokumentarin e Rai 3 që e portretizonte Shqipërinë si një narko-shtet.
Ai tha se sipas përkufizimit të narko-shtetit, Shqipëria mund të klasifikohet si një vend i tillë, për shkak se interesat e drogës kanë depërtuar në institucionet e vendit.

Çfarë është narko-shteti? Një shtet në të cilin institucionet janë depërtuar nga paraja dhe interesat e drogës. Pra drejtësia, qeverisja, ekonomia, janë dëpërtuar nga pushteti i drogës. A kanë depërtuar interesat e drogës, në qeveria dhe këto? Nëse po atëherë jemi narko-shtet.
Ka një përcaktim të OKB. Thonë një shtet në të cilin interesat e drogës kanë depërtuar institucionet legjitime. Nëse policia është e depërtuar nga interesat e drogës, si në Shqipëri, është narko shtet.
Nuk do të thotë që bandat të dalin me mitroloz në rrugë. Është kur institucionet legjitime janë depërtuar nga interesat e drogës. Nëse kontrollon drejtësinë, sërish është narko-shtet.



