Hashim Thaçi: Besoj në një marrëveshje Kosovë-Serbi

Hashim Thaçi: Besoj në një marrëveshje Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se beson në arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Unë kam besim të plotë se vetëm me administratën e SHBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump dhe rolin dinamik të ambasadorit Richard Grenell, gjërat do të lëvizin drejt një procesi produktiv dhe efektiv të dialogut dhe të ndonjë marrëveshjeje eventuale përfundimtare që sjell njohje reciproke si dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Thaçi.

Pas homazheve që ka bërë te memoriali i ushtarëve të rënë të forcave të KFOR-it, gjatë luftës në Kosovë, Thaçi ka theksuar se shteti i Kosovës ka hequr të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Besoj në zotimin e SHBA-ve se do të ndërmarrin hapat e duhur, në veçanti pas heqjes së barrierave që e pengonin vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi. Serbia nuk ka më asnjë pretekst të vonojë, përkundrazi çdo vonesë i atribuohet asaj”, ka deklaruar mes  të tjerash Thaçi.

Sipas tij, Kosova në këtë proces duhet të jetë e bashkuar dhe pa dallime politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy