“Shkel Kushtetutën”, Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për ‘Menaxhimin e Buxhetit’

“Shkel Kushtetutën”, Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për ‘Menaxhimin e Buxhetit’

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”, teksa thekson në arsyetimet e tij se ky akt normativ shkel Kushtetutën dhe heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik.

Ai deklaron se akti normativ, bie ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Sipas Kreut të Shtetit, cilado vendimmarrje me justifikimin se merret në kushtet e nevojës dhe urgjencës, tashmë, është thjesht praktikë e nxjerrjes dhe miratimit pa ndonjë kontroll objektiv dhe efektiv të akteve normative me fuqinë e ligjit.

Përdorimi i këtij instrumenti mbetet në vlerësimin e Këshillit të Ministrave, por çmohet se përdorimi i tij gjerësisht dhe jo në kushtet e parashikuara nga Kushtetuta, cenon pavarësinë e pushtetit legjislativ dhe karakterin demokratik të shtetit. Kjo e drejtë ka natyrë përjashtimore, prandaj Kushtetuta e ka kushtëzuar ushtrimin e saj me ekzistencën e nevojës dhe urgjencës, si dhe me kontrollin përfundimtar nga Kuvendi të këtyre akteve normative të nxjerra nga Këshilli i Ministrave. Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar në jurisprudencën e saj se Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy