Kreu i Partisë Demomkratike ka hedhur poshtë spekulimet se ka blerë biletë për pjesmarrjen në ceremoni. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryedemokrati sqaroi statusin me të cilin po merr pjesë në aktivitetet me rastin e inagurimit të Trump.
"Jam ftuar në ceremoninë e inagurimit në ceremonitë e tjera festive me rastin e inagurimit nga anëtar të mazhorancës të Partisë Republikane në Kongresin amerikan. Dje kam qenë i ftuar senatorit Ted Cruz, për ceremoninë e inagurimit kam marrë një ftesë të përbashkët nga kryetari i Komisionit për Europën dhe bashkëkryetari i komisionit për OSBE.
Dy kongresmenë të njohur republikanë dhe po kështu kam një numër ftesash nga kongresmenë dhe senatorë të Partisë Republikane për disa nga aktivitetet e tjera që organizohen gjatë procesit të inagurimit të presidentit Trump.Ftesat janë ftesa, nuk janë bileta, janë të papaguara, janë të dërguara dhe jo të kërkuara. Unë jam i nderuar që i jam përgjigjur ftesave të përfaqësuesve të shumicës në Kongresin amerikan dhe të Partisë Republikane për të marrë pjesë në inagurimin e Presidentit Trump", tha Basha.



