Basha uron studentët: Shqipëria do të bëhet më mirë jo duke ndëshkuar ata që largohen

Basha uron studentët: Shqipëria do të bëhet më mirë jo duke ndëshkuar ata që largohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në nisje të vitit të ri akademik uroi studentët dhe pedagogët një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Basha thotë se në takime me studentë e pedagogë është njohur me probleme themelore të cilat përballen çdo ditë, mungesa e mbështetjes për mirëkualifikimin e stafit akademik, arsimim jo cilësor e bashkëkohor, mungesë të infrastrukturës fizike e dixhitale, tarifa studimi të larta, politika jo mbështetëse për karrierë e punësim.

Fatkeqësisht, ky vit akademik po nis me bojkot të mësimit nga studentët e Mjekësisë, të cilët me të drejtë kundërshtojnë ligjin anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndalimit të dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit.

Studentët largohen nga vendi jo nga dëshira por sepse nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e pagë dinjitoze për të ndërtuar një jetë të mirë në vend, largohen nga shpërfillja e një qeverie që nuk i dëgjon dhe nuk i ofron siguri për të nesërmen.

Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë dhe dëshirueshëm për studentët dhe pedagogët jo duke ndëshkuar ata që kërkojnë të largohen për shkak të kushteve ku është katandisur arsimi universitar, por duke investuar në arsim dhe kërkim shkencor, duke rishikuar tarifat studimore, duke ofruar mbështetje konkrete për arsimimin dhe punësimin e studentëve me paga dinjitoze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy