
Pyetsorët e emisionit “Arnautistan” në MCN TV i krijojnë mundësinë të ftuarve dhe drejtuesit të emisionit Mustafa Nano të udhëtojnë në kohë dhe të mendojnë si të kishin jetuar në vite më parë.
Pyetjes së historianit Erald Kapri se çfarë do t’i thoshte Mustafa Nano Ahmet Zogut, Mit’hat Frashërit dhe Enver Hoxhës, drejtuesi i emisionit renditi disa fjalë për secilin.
“Nëse do të më kërkohej të bëja një listë me personazhet më të mirë në historinë e shtetit shqiptar Zogun do ta kisha të parin. Mund të kisha pak dilemë për të vënë dhe Ismail Qemalin. Zogu ka lënë gjurmë, më ka pëlqyer vokacioni perëndimor i tij, për këtë gjë do ti bëja një monument. Nëse do ti bëja një identikit politik këtë do të cilësoja. Ai bëri zgjedhje të qarta dhe kondicionoi zhvillimet e ardhshme.
Enver Hoxhës ka qenë diktator dhe regjimi i tij ka qen mizor, mirëpo nuk do të fokusohesha këtu. Do ti veçoja si dëme të mëdha disa gjëra që mund ti evitonte, ai bunkerizoi vendin dhe rrëzoi kisha e xhamia, këto gjëra nuk i fal. Mbolli edhe varfëri.
Për Mit'hat Frashërin nuk del asnjë libër për të folur për të. Është personazh që e lexoj dhe më intrigon vazhdimisht”, tha Nano.



