Komisioni i Reformës në Drejtësi ka zbardhur procesverbalin e ditës së hënë sipas të cilit është diskutuar vetëm për rolin e operacionit ndërkombëtar në Vetting por jo për institucionet që priten të krijohen pas miratimit të reformës.
Ky proceverbal hedh poshtë pretendimet e PD-së dhe LSI-së se në mbledhjen e datës 18 është dakordësuar çështja e votimit për këto organe.



