Kryebashkiaku i Kamzës-kryeministrit: Dëmshpërblim për 400 familjet e përmbytura në Kamëz

Kryebashkiaku i Kamzës-kryeministrit: Dëmshpërblim për 400 familjet e përmbytura në Kamëz

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama u ndal në Valias për të inspektuar situatën në terren pranë familjeve të përmbytura.

Kreu i qeverisë u shoqërua edhe nga kryetari i bashkisë Xhelal Mziu duke i treguar për situatën e rëndë dhe problemet që ata kishin hasur nga përmbytjet.

Por ditën e sotme zyra e shtypit e bashkisë Kamëz tregon kërkesat live që kreu i bashkisë i kishte bërë kryeministrit për financimin e disa projekteve emergjente që do të ndihmonin në parandalimin e përmbytjeve.

 Mziu i kërkoi kryeministrit:

1. Dëmshpërblimin e rreth 400 familjeve të përmbytura në Kamëz që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre, të konstatuara këto, nga grupet e punës së Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Kamëz.

2. Financim të kolektorëve; Valias i Ri, Valias i Vjetër.

3. Financim i kolektorit Zall-Herr-Bathore-Frutikulturë.

4. Pajisja me ekskavator, gjë që i ishte mohuar më parë nga ana e qeverisë.

5. Pajisja e Kamzës me një stacion zjarrëfikseje duke qenë se nuk e ka.

Kerkesat u bene publike nga zyra e shtypit e bashkise Kamez. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy