Klevis Balliu ka komentuar në studion e lajmeve në MCN TV lidhur me përgjimet e Çapjave duke u shprehur i bindur se bëhet fjalë për politikanin Taulant Balla.
Ai tha se tashmë është e ditur nga të gjithë që Balla është i lidhur me krimin, ndërsa shtoi se ai është një zar i vogël që flet me zërin e Rmës.
Që Taulanti është i lidhur me krimin nuk ka shqiptarë që se di, nuk ka i madh e i vogël që se di. Çapja e tha kam një përgjim tha, e tha gjykata, politikan i nivelit të lartë në Elbasan me emrin Taulant, patjetër që është Taulant Balla. Por s’besoj se ka ndonjë habi që Taulanti është në këto, por ai është një zar i vogël që flet atje me zërin e Edi Ramës. Taulanti është zëri i Edi Ramës, dhe patjetër që është i përfshirë kokë e këmbë me bandat e Elbasanit. Dhe kur iku në Fier direkt nisi të takonte bandat sepse me këto merret ai me bandat fle, ha pi dhe rrinë bashkë.



