Ish kryeministri Andrej Plenkoviç fiton zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci (VIDEO)

Ish kryeministri Andrej Plenkoviç fiton zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci (VIDEO)

Në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të zhvilluara dje në Kroaci, rezultatet e para kanë nxjerrë fitues Partinë e qendrës së djathtë Bashkimit Demokratik (HDZ), e cila duket se ka siguruar një fitore të madhe.

Deri tani Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (SEC) ka përpunuar të dhënat e rreth 69 për qind e vendvotimeve dhe sipas rezultateve HDZ pritet të ketë 66 nga 151 vendet në Parlamentin e ri, dhe koalicioni i partive të qendrës së majtë e udhëhequr nga Partia Social Demokrate (SDP) ) 41 vende.

Sipas këtyre të dhënave jo të plota, Lëvizja Atdhetare e Mirosllav Skora ka siguruar 15 vende në Parlament, koalicioni i partive të majta dhe të gjelbërta gjashtë vende, ndërsa Partia Popullore kroate 1 vend. Koalicioni i partive liberale ka siguruar tre mandate.

Për të formuar një shumicë të re qeverisëse duhen të paktën 76 vota të ligjvënësve të sapozgjedhur.

“Një rezultat i tillë për HDZ, nuk është vetëm i shkëlqyeshëm, por një detyrim", tha kreu i HDZ-s, njëherësh ish kryeministër i vendit, Andrej Plenkoviç para përkrahësve.

Fushata elektorale u mbizotërua nga debatet mbi koronavirusin. Kroacia ka regjistruar deri tani 113 vdekje dhe 3,100 të infektuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy