Abdullahu: S’ka gjasa që Mali i Zi dhe Kosova ti bashkohen Open Balkan (VIDEO)

Abdullahu: S’ka gjasa që Mali i Zi dhe Kosova ti bashkohen Open Balkan (VIDEO)

Gazetari Durim Abdullahu ka komentuar në MCN samitin e Open Balkan për të cilin tha se Abazoviç ishte vetëm në rolin e vëzhguesit dhe se sipas tij nuk ka gjasa që Mali i Zi dhe Kosova t’i bashkohen kësaj nisme.

Ai tha se gjithmonë ka njerëz që për shkak të bindjeve politike mund të jenë më pozitiv dhe shpresëdhënës ndaj këtyre nismave, por e rëndësishme është se ata që marrin vendime për Kosovën janë kategorikisht kundër.

Abazovic është në cilësinë e vëzhguesit, ai nuk ka përkrahjen e plotë për tu bashkuar nismës së Open Balkan sidomos ka një kundërshtim të fortë nga presidenti i malit të zi. Në këtë sens ka pak gjasa që Bosnje Hercogovina ti bashkohet kësaj nisme, Mali i Zi dhe aq më pak Kosova. Nuk ka dakordësi dhe ka pak gjasa që kjo të ndryshojë. Në këtë takim të Ohrit kryeministri i Maqedonisë së Veriut i dërgoi ftesën Kurtit ku ky i fundit u përgjigj publikisht ku tha se duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos i hapim rrugë Serbisë për të shtrirë interesat përpara, interesa të ditura tashmë.

Besoj se gjithmonë ka njerëz që për shkak të bindjeve politike mund të jenë më pozitiv dhe shpresëdhënës ndaj këtyre nismave, por e rëndësishme është se ata që marrin vendime për Kosovën janë kategorikisht kundër. Rama nga ana e tij tha se Open Balkan nuk është i Serbisë, por i atyre që përfshihen në të, por kjo nismë shton mundësitë e deminimit ekonomik të Serbisë. Këto nisma mund të jenë dhe të vështira për tu kuptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy