Letra përfaqësive diplomatike/ Koçeku për MCN: Shqetësim për dhunën ndaj protestuesve

Letra përfaqësive diplomatike/ Koçeku për MCN: Shqetësim për dhunën ndaj protestuesve

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për “MCN Live” lidhur me letrën drejtuar përfaqësive diplomatike në vend, për situatën e protestës.

 

Ajo deklaroi se në letrën e saj fokusi ka qenë dhuna gjatë protestës dhe sidomos ajo ndaj të miturve.

 

Koçeku ngriti pikëpyetje lidhur me urdhrat që merr policia jonë, duke kërkuar transparencë. 

 

Në letrën drejtuar përfaqësuesve diplomatike në vend, kam vënë në pah dhunën ndaj protestuesve, sidomos të miturve, kjo është shumë shqetësuese, sidomos dhuna ndaj civilëve dhe sidomos nga persona pa uniformë.

 

Ngrihen dyshime se çfarë standardi dhe urdhra po merr policia jonë. Kam kërkuar që të kërkohet transparencë e mëtejshme se kush po i jep këto urdhra dhe kush po i ndërmerr këto operacione, pasi studentët po trajtohen në shkelje të Kushtetutës.

 

Akoma nuk kam marrë një reagim zyrtar, edhe pse kam qenë në kontakt me përfaqësues diplomatik, iu kam vënë në dijeni se çfarë po ndodh. Pres një reagim më të fortë publik dhe transparencë më të theksuar nga institucionet shqiptare dhe të ndalohet sa më parë kjo dhunë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy