Vuçiç: Do t'i kërkoj amerikanëve ndihmë për të shfuqizuar taksën e Prishtinës zyrtare

Vuçiç: Do t'i kërkoj amerikanëve ndihmë për të shfuqizuar taksën e Prishtinës zyrtare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njofoi se do të flasë nesër në konferencën GLOBSEC në Bratislavë për situatën në Kosovë dhe do t'u kërkojë ndihmë nga amerikanët që Prishtina të heqë taksën.

Në programin e mëngjesit në TVPrva, ai tha se së pari do të takohet me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropoën dhe Euroaznë Filip Reeker, dhe do të ketë takime bilaterale me zyrtarë të tjerë, por jo me Hashim Thaçin, i cili po merr pjesë në "GLOBSEC-në".

Ai tha se sjellja e Serbisë është gjithmonë konstruktive dhe se dëshiron të diskutojë një zgjidhje kompromisi për problemin e Kosovës.

Presidenti serb gjatë kësaj interviste, ka ripërsëritur se përcaktimin e kufirit me shqiptarët e ka quajtur “diçka të guximshme” kur e ka propozuar, duke besuar se është “diçka më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët”, por sipas tij ishin qytetarët që dolën kundër dhe se këtë mesazh ai e ka kuptuar mirë, transmeton "Blic"serb.

Vuçiç u shpreh i vetëdijshëm se i ka rënë popullariteti pas seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën, në të cilën ka “folur shumë hapur dhe me sinqertitet për këtë temë duke mos dashur të anashkaloj qytetarët”.

Sipas tij “referendumi sa i përket çështjes së Kosovës… do të mund të thirrej, nëse do të ketë diçka t’i ofrojë popullit, megjithatë ka pranuar se nuk ka një propozim konkret”.

“Kam propozuar, guximshëm dhe shumë hapur, diçka që më ka kushtuar me popullaritet. Kam thënë se jam për përcaktimin e kufirit me shqiptarët dhe nuk turpërohem për këtë”, ka deklaruar Vuçiq në televizionin Prva.

Ai konsideron se një gjë e tillë “është më e shëndetshme për Serbinë dhe serbët, por se populli serb ishte kundër një propozimi të tillë”.

“E kam kuptuar shumë mirë gjithçka që është folur dhe çfarë kanë treguar hulumtimet e opinionit, pasi i shqyrtoj me shumë kujdes për dallim nga të tjerët, sepse kur na bie popullariteti i di arsyet dhe nuk i fsheh”, ka shtuar Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy