Nën akuza nga Prokuroria e MV/ Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta

Nën akuza nga Prokuroria e MV/ Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta

Gjykata Themelore e Strugës ka vendosur të konfiskojë pasaportën e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, me kërkesë të Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, për të parandaluar një arratisje të mundshme.

Si pjesë e masave të sigurisë, Merko është i detyruar të paraqitet një herë në javë në Gjykatë.

Drupal Ad

Prokuroria Publike ka ngritur akuza kundër Merkos për vendosjen e një pllake përkujtimore në mars të këtij viti në hyrje të objektit të komunës, një veprim që pretendohet se ka nxitur urrejtje dhe përçarje etnike, duke shkelur nenin 27 të Ligjit për memorialet dhe monumentet. Përveç kësaj, Merko është subjekt i disa procedurave ligjore për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe papërgjegjshmëri në detyrë, të cilat parashikojnë dënime me burgim.

Prokuroria argumenton se ekziston një rrezik real që Merko të shmangë ndjekjen penale, duke pasur parasysh akuzat e shumta dhe proceset aktive gjyqësore kundër tij.

Ramiz Merko, që vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), u shpall person “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në qershor të vitit 2023 për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm.

 DASH e akuzoi Merkon për përvetësim të paligjshëm të fondeve dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe publike, duke dëmtuar institucionet demokratike në Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtën listë të zezë nga SHBA është përfshirë edhe një tjetër ish-zyrtar i BDI-së, Artan Grubi, i cili dyshohet se është arratisur nga shteti.

Njoftimin për masat kundër zotit Merko e kanë përshëndetur partitë shqiptare të koalicionit “Vlen”, që akuzojnë BDI-në për përfshirje në skandale korrupsioni. Vetë zoti Merko dhe BDI-ja nuk kanë reaguar ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy