Përfaqësuesit e diasporës letër Avokates së Popullit: Na mbështesni për të drejtën e votës

Përfaqësuesit e diasporës letër Avokates së Popullit: Na mbështesni për të drejtën e votës

Një përfaqësi e diasporës shqiptare i dërgon një letër Avokates së Popullit Erinda Ballanca, të cilës i kërkohet që të ndërhyjë për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Përfaqësuesit e lëvizjes qytetare “Dua të votoj 2025”, në letrën e tyre shprehen se i shkruajnë Avokates së Popullit për të kërkuar mbështetjen saj në garantimin e të drejtës themelore për të zgjedhur, ndërkohë që afati është tejkaluar.

Drupal Ad

Neni 45 i Kushtetutës së Shqipërisë i garanton çdo shtetasi shqiptar të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Pavarësisht se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit figurojnë në listat e zgjedhësve, ata nuk kanë mundësi reale për të votuar duke qenë se qendrat e tyre të votimit janë në Shqipëri.

Këtë e ka konstatuar edhe Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 38 datë 09.12.2022 ku i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të plotësojë boshllëkun ligjor që ekziston në Kodin Zgjedhor aktual për të mundësuar votimin nga jashtë.

Jemi mirënjohës për qëndrimin tuaj në favor të kësaj kauze përgjatë procesit. Gjykata i ka dhënë Kuvendit një afat kohor 1 vjeçar, që tashmë është tejkaluar nga Kuvendi prej më shumë se 5 muajsh.

Avokati i Popullit është një institucion kushtetues i ngritur me qëllimin që të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të individit e si i tillë, ka një rol të rëndësishëm në këtë çështje.  

Sipas nenit 60/1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 7 të ligjit ‘Për Avokatin e Popullit’, Avokati i Popullit mbron të drejtat e qytetarëve kur ato shkelen.

Ju e bëtë këtë më së miri kur çështja ishte në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj edhe në këtë pikë të procesit, kur afati është tejkaluar.

Zvarritja politike rrezikon të na e mohojë këtë të drejtë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ne kërkojmë që ju të përdorni të gjithë fuqinë tuaj institucionale për të garantuar që Kuvendi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2025.

Diaspora shqiptare përbën një numër të konsiderueshëm në raport me popullsinë e përgjithshme.

Sipas INSTAT, 1.7 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ose 38% e popullsisë së regjistruar. Ne mbajmë lidhje të forta shpirtërore dhe ekonomike me vendin tonë.

Ne dëshirojmë që të kontribuojmë për të ardhmen e vendit tonë, në forcimin e demokracisë dhe krijimin e politikave që do ta zhvillojnë Shqipërinë.

Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju për adresimin e kësaj çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy