
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë së homologes së tij nga Kosova, Vjosa Osmani, është nisur drejt Prishtinës, ku do të qëndrojë edhe ditën e nesërme.
Presidenti Begaj ndodhet sot në Kosovë, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidenti Begaj mësohet se do të mbajë një fjalim në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë ditën e nesërme, në datën 15 prill 2024.
Gjithashtu bëhet e ditur se kreu i shtetit do të ketë një takim diplomatik me Presidenten Osmani si dhe disa takime bilaterale me personalitete të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.
Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të mbledhë në Prishtinë, liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës.
Kjo ngjarje do të mbahet në data 15-16 prill 2024.



