Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook foton e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Kolonjës, Ilia Selfo.
“Dr.Ilia Sefo, kryebashkiaku i ri i Kolonjës, mjeku që do të kurojë plagët e vendlindjes në rrugën e nisur të Rilindjes Urbane e Sociale””, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.
Zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës, do të zhvillohen më 20 Nëntor, pasi kryebashkiaku Arben Malo ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.



