Axhami: Kauza e Princ Lekës, zhvillimi i referendumit për rikthimin e Mbretërisë. Kjo mazhorancë është autoritare

Axhami: Kauza e Princ Lekës, zhvillimi i referendumit për rikthimin e Mbretërisë. Kjo mazhorancë është autoritare

Në kohën kur po afrojnë zgjedhjet parlamentare 2025, partitë politike në vend kanë intensifikuar angazhimet e tyre parazgjedhore.

Një kuriozitet publik ngre pikëpyetje nëse edhe Princ Leka do të përfshihet në politikë.

Për kryetarin e Partisë së Legalitetit, Shpëtim Axhami, kjo është e pamundur.

I ftuar në studion e “MCN informacion”, Axhami pohon se kauza e Princ Lekës është zhvillimi i referendumit për rikthimin e Mbretërisë.

Princ Leka, trashëgimtar i kurorës mbretërore, është personi politik që qëndron mbi çdo forcë politike dhe ai nuk mund të aderojë në asnjë forcë politike. Kauza e Princ Lekës, ajo që e lidh edhe organikisht me neve, është zhvillimi një ditë, i Referendumit për ndryshimin e sistemit qeverisës në Shqipëri për tu rikthyer Mbretëria si sistem qeverisës, si ai përpara vitit 1939.

Normalisht as Princ leka, nuk ka hequr dorë asnjëherë nga kjo pikë, nga kjo kauzë, e tij dhe kur kushtet politike të brendshme dhe të jashtme, standardet demokratike të jenë të atilla që një referonim i dytë i mundshëm kushtetues, të mos ekzistojë mundësia e manipulimit, të bëhet, pse jo të jetë e shpejtë dhe ne për këtë punojë,. Ai do ta ndërmarre këtë hap politike, për të paraqitur kërkesën legjitime shqiptare.

Kryetari i Partisë së Legalitetit, pohon se kjo mazhorancë është autoritare porse opozita dhe e djathta nuk do të mund të zhduket nga askush,

Ajo që po shikojmë nga mënyra e agjendave, duket qartë se prind Leka, po hedh hapa të sigurt dhe të qartë në këtë drejtim.

Kjo mazhorancë është autoritare. Opozita nuk është në dittë e saj më të mira por kurrë opozita dhe e djathta që ne përfaqësojmë, nuk mund të zhduket nga kushdo.

Sa i përket pikës programore, jemi e vetmja parti politike që kemi pikën që Shqipëria duhet të jetë një monarki kushtetuese parlamentare demokratike e trashëgueshme, që partitë tjera nuk e kanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy