Aksioni për ujin, Rama: Më 1 shkurt përfundon "koha e paqes", kujdes të gjithë punonjësit e shtetit

Aksioni për ujin, Rama: Më 1 shkurt përfundon "koha e paqes", kujdes të gjithë punonjësit e shtetit

Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Fierit ku zhvilloi një takim me drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit për të diskutuar mbi reformën e ujit. Rama theksoi edhe njëherë se  më 1 shkurt nis aksioni për prerjen e lidhjeve të jashtëligjshme të ujit dhe kjo sipas tij është me rëndësi që t'u kujtohet qytetarëve.

"Është shumë e rëndësishme, që të kemi më shumë komunikim në këtë muaj, pasi siç e kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon “ koha e paqes” në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton nga lidhjet e paligjshme për t’u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim për ujësjellësit. T’u bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit, qoftë edhe në nivelin qendror, qoftë edhe në nivelin vendor duhet të paraqesin faturën. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me bizneset, por kryesorja në këtë rast është që bizneseve  t’u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të renda për vjedhjen e ujit", tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, janë bizneset që bëjnë dëmet më të madha, që deklarojnë se furnizohen me pus dhe në fakt janë të lidhur në mënyrë të paligjshme rrjetin e ujësjellësit. Rama theksoi se sfida më e madhe është fshati, aty ku uji i pijshëm përdoret edhe për ujitje, që është një skandal më vete.

"Duhet një fushatë intensive këtë muaj komunikimi për t’ju sqaruar dhe për t’ju thënë që kjo gjë nuk mund të vazhdojë të tolerohet më dhe për këtë arsye është mirë që të gjithë të legalizojnë lidhjet e tyre. Të gjitha këto bëhen që të kemi më pak shpenzime për të kompensuar humbjet dhe më shumë investime. Më shumë investime përkthehen në më shumë më tepër cilësi shërbimi, që do të përkthehet më shumë më tepër ekonomi në fund të fundit", deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy