
Kuvendi i Republikës së Kosovës, dje përmes një rezolute e ka quajtur sulm terrorist të shtetit të Serbisë ndaj Policisë së Kosovës, dhe ka kërkuar hetim ndërkombëtar.
Lidhur me këtë deputeti i LVV, Adnan Rustemi, në një komunikim me MCN live, thotë se Bashkësia ndërkombëtar nuk duhet të mjaftohet vetëm me cilësimin e sulmit si terrorist porse duhet ta mbajë edhe përgjegjëse Serbinë.
Kuvendi dje miratoi një rezolutë me të cilën dënon sulmin terrorist.
Është me rëndësi që Bashkësia ndërkombëtare përkundër faktit që aksionin e sulmit terrorist e ka cilësuar në gjuhën e duhur, është me rëndësi që ta bëj Serbinë përgjegjësi për këtë gjë dhe Serbia të përgjigjet për këtë veprim, sepse sulmi terrorist ka qenë në dijeni të autoriteteve dhe i financiar nga autoritetet serbe.
Bashkësia ndërkombëtar nuk duhet të mjaftohet vetëm me cilësimin e sulmimit si të tillë pro edhe duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse. Deri më tani përkundër që pajtohemi me cilësinë e sulmit, nuk kemi parë një reagim ndërkombëtare që e mban Serbinë përgjegjëse.
Deputeti Rustemi, u ndal te deklarata e kryeministrit Edi Rama, përkitazi me shtrirjen e kontrollit ne veri të KFOR.
Sipas tij, kjo është një deklaratë gabuar taktikisht dhe strukturisht, dhe se kështu nuk i ndihmohet Kosovës.
Kjo kërkesa e Ramës për ta marrë kontrollin KFOr ka qenë një kërkesë e hershme e vet Aleksandër Vucic, më vjen keq që z.Rama muaj më parë kishte paralajmëruar në dozë të rrezikut e brengës që KFOR mund ta marrë kontrollin ne veri, e shndërroi në një kërkesë të tij. Kjo është e gabueshme komplet, me shume më duket si një gjë që profecia e tij të konfirmohet sesa të vlerësoj realisht situatën dhe të reagoj ashtu siç i përket qeverisë së Kosovës.
Deklarata e fundit nuk është në linjë dhe as me interesa të Kosovës dhe është e gabueshme taktikisht e strategjikisht. Nuk e di çfarë ka menduar z.Rama por kështu nuk i ndihmohet Kosovës. Nuk dua ta shoh një diferencim të tillë as në gjera të vogla, kur kemi të bëjmë me Serbinë, ne duhet të kemi një qëndrim të përbashkët, koordinim të vazhdueshme dhe e kemi këtë fakt të pakapërcyeshëm.



