Balla: Kam besim se dosjet si ajo e '21 Janarit' do hetohen. Alibeaj: Politika po fut në kurth SPAK

Balla: Kam besim se dosjet si ajo e '21 Janarit' do hetohen. Alibeaj: Politika po fut në kurth SPAK

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se beson ende te drejtësia, teksa iu referua dosjes së 21 janarit sipas së cilit duhet të hetohet nga SPAK.

Insistoj, ende kam besim të palëkundur që dosjet si ajo e 21 janarit duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Askush mos të ketë dyshime se kemi dyshime për besueshmërinë në këto institucione.

Ndërsa, Enkelejd Alibeaj i kërkoi drejtësisë që t’i japë sinjalë politikës që të heshtë në mënyrë që të mbrojnë besimin e publikut për punën e tyre.

Alibeaj iu referua deklaratave të Ramës, dhe tha se sa herë të ketë ndërhyrje të politikës, drejtësia duhet të veprojë në mënyrë që të tregojë se puna e tyre nuk bazohet në asnjë deklaratë.

Unë mendoj dhe besoj se është standard europian që për çështje që kanë të bëjnë me besimin e publikut në punën tuaj, juve si funksionar drejtues, do të duhet të mbroni besimin. Ky është kurthi i madh që bën politika ndaj drejtësisë. Ju vendos para një presioni të papërshtatshëm. Duhet reagim i kujdesshëm për t’i lëshuar sinjale politikës që të heshtë teksa drejtësia vepron në mënyrë që të mos jetë politika ajo që dikton punën tuaj ose do të duhet të kërkoni përmirësime ligjore të miratimit të predispozitave në kodin penal për të penalizuar aktet që pengojnë drejtësinë.

E kuptoj delikatesën e situatës që është krijuar jo për fajin tuaj, por ka gjithmonë sinjale që krijojnë probleme për besimin e publikut. Kjo është ajo që do të duhet edhe në politikën shqiptare. Momenti i dytë për krimet zgjedhore, ne kemi depozituar prokurori 130 kallëzime penale, ndërsa në SPAK 50. Mes këtyre çështjeve është edhe patronazhistëve. Së treti, mbeti e paqartësia çështja e kallëzimeve penale të magjistratëve që nuk përcillet aty ku duhet. Ministri i Drejtësisë tha se nuk është puna jonë të bëjmë kallëzime penale për të. Nëse nuk ke një punë, mos bëj pyetje. E fundit për hartën gjyqësore, ishte e qartë se çfarë u tha. Nga 22, bëhen 12 gjykata të shkallës së parë. E gjitha kjo vjen prej vakancave. Kjo do të ndikojë në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Drejtësia do të duhet konsideruar si shërbim ndaj qytetarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy