"Xhisiela", Balla kallëzim penal në prokurori për Palokën e Alibeajn

"Xhisiela", Balla kallëzim penal në prokurori për Palokën e Alibeajn

Taulant Balla ka depozituar sot një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, për dy deputet të PD Edi Paloka dhe Enkeljed Alibeaj.

Reagimi i Ballës erdhi pas akuzave të opozitës për përfshirjen e tij në rastin e Xhisiela Malokut.

Kallëzimi penal është për veprat penale të "fyerjes" dhe "shpërdorimit të detyrës".

"Më datë 03.10.2018, nëpërmjet mediave, jam njoftuar  për përhapjen e informacioneve mbi fakte dhe ngjarje tërësisht të pavërteta mbi përfshirjen time në ngjarje të rënda kriminale, të pretenduara se kanë ndodhur në Komisariatin e Krujës. Personi që unë kam identifikuar si autor i përhapjes së informacioneve të sipërpërmendura është zt. Enkelejd Alibeaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë", thuhet në letrën e Ballës.

Kallëzimi vjen pas denoncimit të ish oficerit të Krujës Emiljano Nuhu, i cili pretendon se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, në prani të deputetit Taulant Balla.

Gjithashtu Balla ka kallëzuar penalisht edhe ish oficerin Nuhu për ‘kallëzim të rremë’ si dhe gazetarin Basir Çollaku që realizoi intervistën.

Po ashtu më 27 shtator, Balla depozitoi në Prokurori kallëzimin penal për kreun e PD, Lulzim Basha, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kallëzim të rremë’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy