
Edmond Spaho iu bashkua protestës së thirrur nga Ilir Meta te inceneratori i Tiranës.
Deputeti i PD-së tha se komisioni i ngritur posaçërisht për zbardhjen e aferës së inceneratorëve nuk bëri gjë tjetër veçse i dha mundësinë Edi Ramës të justifikonte para shqiptarëve korrupsionin me vlerë 430 milionë euro.
430 milionë euro do të vazhdojnë t’i marrin nëse ne vijojmë të bëjmë sehir. Në shtator të vitit të shkuar u ngrit një komision për të zbardhur këtë aferë. Synimi nuk ishte për të zbardhur aferën, por t’i jepej mundësia Edi Ramës të paraqiste variantin e tij te qytetarët dhe të justifikonin vjedhjen e 430 milionë eurove.



