"Do t'ju marrim zvarrë në shesh", kur Basha paralajmëronte të mos prekeshin protestuesit (VIDEO)

"Do t'ju marrim zvarrë në shesh", kur Basha paralajmëronte të mos prekeshin protestuesit (VIDEO)

Pesë vjet më parë, në atë që u quajt Çadra e Lirisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbajti një fjalim, që nëse e sheh në dritën e zhvillimeve të ditëve të fundit, i ngjan një autogoli. Në takimim me biznesin në çadrën që qëndroi e hapur për më shumë se dy muaj para Kryeministrisë, në shkurt të 2017-s, Basha u bëri thirrje atyre që e ndiqnin, të ngrihen kundër kryeministrit Rama. Basha kërcënoi se kushdo godet protestuesit, do të merrej zvarrë në shesh.    

Ta dijë mirë çdokush që godet qytetarët dhe protestën se do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Shpojuani gomat e makinave, thyejuani dritaret, nxirrini zvarrë nga zyrat ata që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni, reagoni.

Kjo deklaratë tingëllon qesharake sidomos pas protestës së 8 janarit, kur ndaj protestuesve që mbështetën Berishën u ushtrua dhunë dhe u hodh gaz lotsjellës nga brenda selisë blu, ku ndodheshin Basha dhe një grup deputetësh.

Vetëm disa orë pas kësaj deklarate, Policia e Shtetit do ta padiste Bashën në prokurori për nxitje të dhunës.

Por gjithçka do të merrte fund pak muaj më vonë, më 17 maj 2017, me marrëveshjen Rama-Basha.

  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy