Voltana Ademi kallëzim ndaj policisë, policia 5 kallëzime ndaj saj

Voltana Ademi kallëzim ndaj policisë, policia 5 kallëzime ndaj saj

Zgjedhjet e 30 qershorit po shenjohen për procesin e tyre tashmë edhe në rrugë ligjore, nëpërmjet padive të shumta.

Në një deklaratë për mediat, Prokuroria e Përgjithshme informon mbi procesin zgjedhor të së dielës lidhur me kallëzimet penale dhe denoncimet e ndryshme për të nga rrethe të ndryshme të vendit.

Vetëm Shkodra ka pasur gjashtë të tilla prej përplasjes së kryebashkiakes Voltana Ademi dhe policisë vendore.

Pesë kallëzime penale janë bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në ngarkim të shtetases Voltana Ademi, dhe një në ngarkim të shtetasit Z. H., bën me dije Prokuria e Përgjithshme.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 28.06.2019, ka regjistruar kallëzimin penal nr. 1237 të ardhur nga Bashkia Shkodër, përfaqësuar nga znj.Voltana Ademi, ndaj Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.Gjithashtu,Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodërka regjistruar 5 (pesë) kallëzime penale të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në ngarkim të shtetases Voltana Ademi, si dhe 1 (një) në ngarkim të shtetasit Z.H.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal nr. 228, datë 01.07.2019, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit tëPolicisë Kurbin. Sipas këtij referimi, shtetasi Edmond Piroli, kandidat për kryetar i Bashkisë Kurbin për subjektin  politik “Bindja  Demokratike”, në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, pretendon se anëtarët e Komisionit të dy Qendrave të Votimit në fshatin Fushë-Kuqe, Kurbin kanë futur në kutitë e votimit fletë votimi dhe kanënënshkruar në emër të votuesve, pa qenëprezent votuesit. Konkretisht, sipas kallëzuesit, në dy qendrat e votimit, nëambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenëvotuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janëfutur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi nënjërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka regjistruar materialinkallëzues nr.1131, datë 01.07.2019, aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore’’, parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Alfred Davidhi e Klevi Berzhezha. Në materialin e referuar nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Fier, pretendohet se këta shtetas i bënin presion zgjedhësve në fshatin Topojë, Fier. Materiali është në fazë verifikimi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë ka në fazë verifikimi deklaratën për shtyp të kryetarittë Partisë Demokratike, dega Korçë, ku përmenden regjistrime video në lidhje me parregullsi të procesit të votimit, rezultatet e të cilit do të raportohen në ditët në vijim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 02.07.2019 ka regjistruar kallëzimin penal nr.1594të vitit 2019 për veprën penale “Votimi më shumë se një herë” parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O.O.  Ky material është regjistruar mbi bazë të referimit të Komisariatit të Policisë Cërrik datë 01.07.2019.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy