
Vendimi për shpalljen e Sali Berishës, “person non grata” në SHBA, ka nxitur debate dhe diskutime mes deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit, të cilët në mënyra të ndryshme e kanë gjykuar këtë vendim të DASH.
Deputeti Ralf Gjoni nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që institucionet e reja të drejtësisë të fillojë ta hetojnë ish-kryeministrin. Duke e cilësuar shpalljen e tij “Non Grata”. Gjoni tha se SHBA është vonuar pasi mund ta kishte bërë një të tillë më parë.
"Sipas DASH Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar xhepin e tij dhe të aleatëve në kurriz të institucioneve publike. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur ajo që disa prej nesh e denim që Berishës i qenka ndaluar hyrja në SHBA. Është një akt i rëndë dhe domethënës, partneri strateg i Shqipërisë që e ngriti Berishën dje ka marrë një vendim të rëndë për ti ndaluar hyrjen në SHBA.
Pyeta një vajza e më tha çfarë ka ndodhur. Më tha tepër vonë smë përket. Pra një e re e lindur pas ardhjes së Berishës e cilëson si një akt të vonuar. Do ishte më mirë siku rata të kishin bërë diçka në 1997. Nëse Kim dhe paraardhësit e saj e kanë trumbetuar me të madhe se SHBA është pranë qytetarëve shqiptarë, unë si pro perëndimor do kisha dashur që SHBA të na ishte gjendur më parë dhe të na kishte kursyer këto 8 vite në pushtet të Berishës.
Çakalli po bën kërdinë. Shqiptarët presin që reforma në drejtëis të mos mbetet thjesht një fabul, që do të thotë se nëse Berisha ka marrë pjesë në korrupsion aktiv partnerët tanë amerikanë të japin prova dhe të bëhet drejtësi. Se Berisha është ndaluar të shkojë në SHBA kjo sna ndihmon, se e kanë ndlauar të shkojë atje dhe na e kanë lënë ne. Këtu fjalën e kanë institucionet e drejtësisë. Ata të fillojnë të hetojnë. Të japin llogari që ato asete që kanë grabiutr nga pasuritë e përbashkëta si shqiptarë ti kthejnë pas dhe ti hskojnë popullit. Kjo është ftesa ime për drejtësinë. Shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia e cila duhet të japë rezultate”, tha ai.

Nga ana e tij, deputeti Halit Valteri e konsideroi vetëm fillimin e Reformës në Drejtësi vendimin e DASH për ta shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha 'non grata'. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se askush në Shqipëri nuk është i paprekshëm dhe se akuzat për korrupsion ndaj Berishës, janë një ftesë për aksion nga drejtësia.
"Ky është vetëm fillimi i asaj që trumbetohet si sukses i reformës në drejtësi. Nisi me cironka, zuri disa peshq dhe së fundmi në rrjetën e saj ra një peshkaqen. Askush nuk është i paprekshëm në këtë vend Akuzat për korrupsion nuk janë një ftesë për refleksion dhe debat, por ftesë për aksion që drejtësia të veprojë sa më parë. Ky është fundi i atyre që thonë se ky vend nuk bëhet, ky vend do bëhet dhe drejtësia do bëhet. Është fundi i pandëshkueshmërisë dhe fillimi i një epoke të re", tha Halit Valteri.



