Shkullaku: Vota të jep pushtetin, Berisha duhet të afrojë dhe ata që e kanë sharë

Shkullaku: Vota të jep pushtetin, Berisha duhet të afrojë dhe ata që e kanë sharë

Analisti Armand Shkullaku në studion e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se Partisë Demokratike i duhet të bashkohet në mënyrë që të garojë përballë Ramës.

Sipas tij kjo opozitë nuk e rrëzon dot këtë pushtet, dhe se Berisha nëse do të bashkojë PD, ka për detyrë që të të afrojë dhe atë që e ka sharë sepse një partie i duhen votat.

Nuk jemi në 2025 që të presim nga elektorati PD që do fitoj zgjedhjet. Edhe për bashkimin që nuk është hipokrizi por pragmatizëm, ne vërtetuam që nuk fiton dot, idetë e Bashës kanë qenë shumë të bukura, por Basha nuk mbron dot votën. Përballë këtij regjimi mendoj se ideja nuk ka shumë vlerë. Një kryeministër ka marrë mandatin e tretë pa bërë asgjë, por vetëm me propagandë. Kemi qeveri që përpos çdo vjedhje që është bërë ka përballë një opozitë që se rrëzon dot.

Një opozitë më e bashkuar, një front ku të jenë të gjithë pa dallim feje, ideje dhe krahine. Nqs Bardhi, Basha, Alibeaj kushdo paskan 10% të votave në 6 mars, atëherë a ju duhet në 2025 këto vota PD, po i duhen. Është e nevojshme.

Berisha ka detyrë të afrojë dhe atë që e ka sharë. Një parti demokratike nuk është as Armandi as Sejamini asaj i duhen votat. Ata janë ndarë me njeri- tjetrin për pushtetin, lufta për pushtet. Janë 35 deputetë nga ata 5 prej tyre janë Alibeaj, Bardhi etj. Ka të tjerë që kanë vota demokrate në zonat e tyre dhe ata duhen të jetë të përfshirë. Nuk po flasim për vjehrrën dhe nusen por për politikë. Nëse ka mbështetje duhen përfillur kaq. Vota ta jep pushtetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy