Gjykata liron 40 të arrestuarit e protestës së opozitës, dy mbeten në burg

Gjykata liron 40 të arrestuarit e protestës së opozitës, dy mbeten në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 40 nga 42 të arrestuarit e protestës së 2 qershorit të opozitës.

Në seancën e cila zgjati rreth 4 orë, 2 prej tyre u lanë në arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 37 detyrim paraqitje.

Gjykata e Tiranës kërkon burg për 26 protestues të opozitës

Sot në Gjykatën Penale të Tiranës u zhvillua seanca për dhënien e masës së sigurisë për 43 personat e arrestuar pas protestës së fundit të opozitës, gjatë së cilës u shënuan akte dhune jo vetëm ndaj policisë, por edhe protestuesit mes tyre.

Organi i akuzës ka kërkuar për 26 prej të arrestuarve masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 17 të tjerë  kërkon një masë më të butë, atë të detyrim paraqitjes.

Ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se pas protestës së 7 kombëtare të opozitës janë proceduar në total 60 persona, ku 42 prej tyre u arrestuan në kushtet e flagrancës, 10 u shpallen në kërkim dhe 17 qytetarë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Mbi personat e proceduar rëndojnë akuzat për  “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e qetësisë publike”, ”Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ndërkohë që edhe ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi ka filluar një tjetër procedim penal për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy