Analisti Lorenc Vnagjeli në MCN Live duke folur për zgjedhjet e 14 majit deklaroi se në Shqipërinë e mesme do të rikonfirmohen socialistët. Ai tha se sa i përket Durrësit, Igli Cara do të jetë fitues moral sepse në karrige ulet Sako.
Sipas tij, në këto zgjedhje, socialistët kanë ofruar një ofertë ndryshe për Shkodrën, madje shton ai nëse Rama do të mundte do ta lëvizte Lungomaren nga Vlora do e sillte në Shkodër.
Mirë apo keq njerëzit që kanë drejtuar këtë vend e kanë ndjerë se Shqipëria ju rri e ngushtë për shpatullat e tyre dhe Berisha e ka menduar një gjë të tillë dhe po kështu dhe Rama mund të kuptohet shumë më mirë në aktet dhe sjelljet që në Tiranë duken si të pakuptimshme në këtë prizëm, pra Shqipëria ju rri e ngushtë atyre dhe se meritojnë një vend më të madh për të qeverisur. E thënë me fjalë të thjeshta, Shqipëria e varfër dhe një vend modest, ka dhe armë bërthamore, kjo është sjellja e politikanëve shqiptarë. Politika është arti parashikimit dhe mendoj se në Shqipërinë e mesme konfirmohen socialistët, thellë në Elbasan dhe në Durrës me një diferencë që kalon 4-5 pikë. Mund të thuhet që Durrësi deri javën e fundit ka pasur garë për shkak të vështirësive të panumërta, kandidati pozitiv atje Igli Cara është fitues moral, por në karrige ulet Sako.
Ndërsa lidhur me garën për bashkinë e Shkodrës, Vangjeli shprehet se socialistët kanë ndërtuar këtë herë një ofertë për Shkodrën e ndryshme nga herët e tjera. Sipas tij e para për kompleksin që ka me kompleksin tashmë të një stereotipi të kaluar përtej të majtës dhe të djathtës dhe gjetja e Becit këtë gjë synonte.
Fakti që ka punuar 8 vjet në dy mandate të Berishës, dhe dy të Ramës ngjan si një ofertë që është përtej politikës, si një administrator që ka dhe marrëdhënie me qytetin. 11 ndoshta drejtues socialistë të qarqeve dhe shumë socialistë të tjerë përfshirë dhe deputetë po ti pyesësh se cili prej tyre do donte të qeveriste Shkodrën, është krijuar bindja se thellë thellë secili nga ata ka nisur të krijojë shqetësimin se nëse ky bast i partisë së tyre realizohet Shkodra do jetë hirushja e zgjuar dhe vëmendja do drejtohet deri atje që nëse do kishte mundësi Rama do e ngrinte Lungomaren e Vlorës dhe do e çonte në Shkodër dhe pikërisht për shkak të këtij raporti të thyer do të projektojë Shkodrën si një model të ambicies së tij. Po them se socialistët janë të dëshpëruar në këtë gjë.



