Vuçiç para takimit me Kurtin: Rezultati i takimit në Bruksel do të shihet në fund të lojës

Vuçiç para takimit me Kurtin: Rezultati i takimit në Bruksel do të shihet në fund të lojës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka konfirmuar se të hënën do të udhëtojë në Bruksel, ku është planifikuar të takohet për herë të parë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 15 qershor.

“Unë jam duke shkuar në Bruksel të hënën sepse të martën kemi dialogun i cili është proces i rëndësishëm”, ka pohuar presidenti Vuçiç, për mediet serbe.

Ai ka theksuar se rezultati do të shihet në fund “të lojës”.

“Gjithmonë i kam admiruar ata që kërcënojnë të rrahin një kundërshtar pas një loje. Nuk më intereson se çfarë thonë ata. Ne do të kujdesemi për interesat tona. Nuk do të jetë e lehtë në Bruksel. Rezultati është shkruar në tabelë në fund, jo në fillim, Serbia është në rrugën evropiane dhe është shumë më afër sesa ata që dëshirojnë të japin një mësim”, është shprehur Vuçiç.

Sa i përket deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se “Serbia duhet të vendosë së çfarë dëshiron”, Vuçiç ka potencuar se nuk është e tyre të vendosin për këtë.

“Ata kanë thënë për një kohë të gjatë, të paktën publikisht, se ata nuk dëshirojnë të jenë qytetarë të Serbisë, kështu që unë i kërkoj që të mos e bëjnë këtë, sepse ne nuk lejojmë që forca më të mëdha të ndërhyjnë në marrëdhëniet tona, e lëre më njerëzit që nuk e meritojnë atë”, shtoi ai.

Një ditë më parë, Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur që të shkojë në dialog me Serbinë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me njohje reciproke.

Ndërkohë, 15 qershori është data zyrtare kur pritet të zhvillohet takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili do të realizohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy