Fatos Klosi: Pas skenarit të bllokimit të rrugëve qëndron Berisha

Fatos Klosi: Pas skenarit të bllokimit të rrugëve qëndron Berisha

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, një nga figurat më aktive në komentimin dhe analizimin e ngjarjeve politike në vend, flet për bojkotin e opozitës, bllokimin e rrugëve ditën e hënë, rolin e ndërkombëtarëve dhe fatin e koalicionit PS-LSI.

Klosi shprehet se pas skenarit të bllokimit të rrugëve qëndron Sali Berisha, por me këtë sjellje, Lulzim Basha po i shpall luftë vetes.

Ai thotë se Basha po humb shumë pikë me çadrën në bulevard dhe po e dobëson PD, në vend që ta ringrejë atë. Fatos Klosi për “Sot” shpreh besimin se ndërkombëtarët do ta nxjerrin Bashën nga çadra, dhe do ta bindin të marrë pjesë në zgjedhje, megjithëse PD i ka të humbura zgjedhjet.

Opozita ka paralajmëruar se ditën e hënë do të organizojë një protestë madhështore, duke bllokuar rrugët. Si e shihni protestën e opozitës, e cila po zhvendoset nga çadra, te bllokimi i rrugëve?

Opozita po i shpall luftë vetes me këtë sjellje, kundrejt popullit dhe ndërkombëtarëve. Është çmenduri të bllokosh rrugët, sepse cila është arsyeja?! Të protestosh është normale dhe të marrësh leje të protestosh në një shesh, në një rrugë, në një qytet është më shumë se normale; është një formë e shprehjes së opinionit tënd, dëshirave të tua, etj. Por të bllokosh rrugët është një akt kundër vendit, kundër jetës normale të vendit; është një protestë absolutisht e paarsyeshme. Ja i bllokove rrugët, çfarë do fitosh? Kryeministri është në të drejtën e vet. Ai do e lërë mandatin që i ka dhënë popullin, në ditën që i takon.

A duket sikur Lulzim Basha po tenton të kopjojë Sali Berishën, me skenarët e ’98?

Berisha qëndron prapa këtij organizimi, por këtu bëhet fjalë për një frikë në parim nga zgjedhjet; dhe frika po justifikohet me faktin se zgjedhjet nuk janë të lira, nuk janë të ndershme. Po përdoret si argument, fakti se kjo është qeveri që vjen nga droga dhe do t’i blejë votat. Është një skenar shumë i paqartë, i hamendësuar dhe i pabazuar në asnjë lloj argumenti, në asnjë emër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy