Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha gjatë takimit që zhvilloi me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flackenstein deklaroi se zbatimi transparent i ligjit të vettingut do të çojë përpara procesin e integrimit.
"Është me rëndësi madhore për vendin, që zbatimi i ligjit të vettingut të bëhet në mënyrë transparente. Vetëm kështu qytetarëve shqiptarë do t’i rikthehet besimi të drejtësia dhe vetëm kështu ne do të mund të avancojmë me procesin e integrimit”, theksoi Gjosha.
Ministrja i shprehu eirodeputetit falenderimet më të sinqerta për kontributin e dhënë në lidhje me Rezolutën për Shqipërinë miratuar tashmë nga Parlamenti Europian.
Ministrja, vlerësoi gjuhën pozitive të kësaj rezolute, veçanërisht thirrjen për hapjen e negociatave pasi të arrihet avancim i besueshëm në reformën në drejtësi.
Ministrja Gjosha, u shpreh se institucionet shqiptare duhet ta shohin këtë rezolutë si shtysën më të fortë për të arritur rezultate të prekshme me zbatimin e ligjit të vettingut.



