
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi edhe këtë të premte akuzat ndaj Kryeministrit Rama në lidhje me cështjen “McGonigal”.
Berisha tha sot në një konferencë për media, se kryeministri Rama është sot personazh kryesor i medias amerikane, "Nju Jork Times".
Ka një përpjekje nga mediat e Ramës për të fshehur të vërtetën sa edhe subpoena, që është procedurë hetimi, të mos e quajnë si të tillë.
Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘Neë York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës.
Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare.
Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral.
Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë.
Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme. U them shqiptarëve që ky njeri çdo ditë që rri në pushtet rri vetëm për tu vjedhur ju dhe për pasurimin e tij.
Berisha deklaroi se Rama deklaroi mbrëmë se nuk do të shkojë më në Parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar.
Po në qeveri a e dini ju se nga 48 mbledhje në vit, Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Shqiptarët nuk kanë votuar Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Askush nuk mund ta marrë me mend se si një kryeministër nga 48 mbledhje qeverie, merr pjesë vetëm në 19. Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale. Tani deklaroi se nuk do të shkojë as në Parlament. U bëj thirrje shqiptarëve në datën 11 ta krrejmë nga ajo detyrë këtë parazit, këtë hajdut që nuk ka asnjë normë e standard.



