Deklarata e Donald Lu, Patozi: Ju tregoj për kë bien kambanat e alarmit

Deklarata e Donald Lu, Patozi: Ju tregoj për kë bien kambanat e alarmit

Ish- deputeti Astrit Patozi ka komentuar përmes një statusi në Facebook deklaratën e fortë të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe tregon se ajo duhet marrë si një kambane alarmi, e cila bie vetëm për ata që kanë veshë. Ai thotë se tek kjo kategori nuk hyjnë mashtruesit politikë, në qeveri apo në opozitë qofshin.

STATUSI I PLOTE

PËR KË BIEN KËMBANAT?
Mos prisni që ambasadori Lu të flasë edhe për Rigertën e Rubikut për të kuptuar nga anon e drejta e debateve tona të marra. Por, po ashtu, mos shikoni ëndrra me marinsa amerikanë, që do të vijnë një ditë të na i zgjidhin hallet tona, atëherë kur të jetë bërë baltë fare.
Edhe bandat, edhe droga, edhe krimi me kravatë apo ai me kallash, edhe shteti i dorezuar para mafias dhe korrupsionit, edhe sistemi i kalbur, që buron prej partive që po kthehen në përbindësha, janë si përgjegjësia, ashtu dhe detyrimi ynë.
Kur dëgjoni një të huaj, që shqipton emra të ndaluar për vendasit, mendojeni thjesht si një këmbanë, e cila bie vetëm për ata që kanë veshë. Dhe tek kjo kategori nuk hyjnë mashtruesit politikë, në qeveri apo në opozitë qofshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy