Olli: Kam qenë gjithmonë mes gazetarisë dhe politikës

Olli: Kam qenë gjithmonë mes gazetarisë dhe politikës

Gazetari Leonard Olli i ftuar në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN TV duke komentuar kryeministrin u shpreh se të gjitha shërbimet janë në duart e tij dhe se ky është dhe thelbi i demokracisë në vetvete. Ai tha se ka një presion të fortë politik ndaj drejtësisë.

Ne kemi një kryeministër që zgjedh drejtorin e përgjithshëm të policisë organet ligj zbatuese, pastaj emëron kryetarin e shërbimit informativ dhe tani po bën gati dhe ligjin për të emëruar drejtorin e ushtrisë. Pra të gjitha shërbimet janë në duart e kryeministrit dhe për këtë nuk flet askush dhe në fakt ky është thelbi i diktaturës. Dhe prandaj them që janë shumë të rëndësishme pavarësia e gjyqësorit, prokurorisë e cila dhe me reformën që kemi bërë presioni politik është shumë i fortë dhe në këtë moment duhet ta themi sepse e vërteta nuk zgjidhet në mënyrë individuale.

I pyetur se sa herë që rikthen kohën pas cili është momenti që e kujton gjithmonë, Olli shprehet se ka qenë shkëputja e tij nga gazetaria, kjo sipas tij gjithmonë për detyra politike.

Është shkëputja në mënyrë aktive nga gazetaria. Jam nga ata njerëz që shumë herë jam dorëhequr nga funksionet që kam pasur nga administrata publike në periudhën e qeverisë PD dhe i jam kthyer gazetarisë. Ka qenë një moment paska i çuditshëm kur pata kërkesë për të dhënë sërish kontributin në KQZ pas konfliktit të krijuar mes Ramës dhe Bashës. Situata kishte precipituar në atë fazë që kërkonte një njeri me eksperiencë për të shmangur një moment konfliktual dhe u riktheva dhe ndoshta dhe mund të kem bërë gabim, por jo se jam penduar. Pra kjo ka qenë gjithmonë ndërthurja ime mes gazetarisë dhe politikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy