Meta: Vendimi ndaj Iranit korrekt, por shumë i vonuar

Meta: Vendimi ndaj Iranit korrekt, por shumë i vonuar

Teksa diplomatët iranianë kanë nisur përgatitjet për t’u larguar nga Shqipëria, kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar ndaj vendimit të Kryeministrit Rama për shkak të sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ilir Meta shkruan se dënon ashpër shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit, ndërsa reagimi i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar. Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz t# Shqipërisë me NATO-n dhe BE-së, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”, shkruan Meta në Tëitter.

Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi ka zbuluar se sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare në korrik, u krye nga ky shtet. Vendimi i qeverisë u bë publik nga kryeministri Rama, i cili tha se stafi i ambsadës iraniane duhet të largohet brenda 24 orësh. Kjo është masa ektreme ndaj Iranit, ndërsa më herët disa diplomatë të tij ishin shpallur non grata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy