Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të martë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i dha të drejtë Erion Veliajt për rrëzimin e vendimeve të Këshillit Bashkiak dhe atij të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyre si kryebashkiak. Rama tha se vendimi i Kushtetueses tregoi që ky institucion nuk është i kapur nga mazhoranca, po ashtu deduktoi se sipas llogjikës së Kushtetueses Veliaj duhet të kthehet në zyrë.



