SHBA e BE inkurajojnë magjistrantët e rinj: Do t'ju mbështesim, ndryshoni sistemin e drejtësisë (VIDEO)

SHBA e BE inkurajojnë magjistrantët e rinj: Do t'ju mbështesim, ndryshoni sistemin e drejtësisë (VIDEO)

Në një ceremoni të zhvilluar sot, është bërë diplomimi i trupës së re të magjistrantëve, të cilët përfunduan shkollën e Magjistraturës. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtar, ku dhanë mesazhet e tyre për magjistratët e rinj.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Leyla Moses-Ones duke folur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të rinj, kërkoi nga magjistratët e rinj, që të mbajnë sytë hapur për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

“Ju mund të jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja juaj, mund të zgjidhni për t’i dhënë progres reformës në drejtësi për të ecur përpara dhe ju jeni kryesorë për këto përpjekje. Përpjekjet tuaja do të jenë mjaft të rëndësishme për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri. Do të merrni vendime për një sistem drejtësie, transparent për të luftuar korrupsionin. Ju do të flisni për ato që besojnë tek sistemi i drejtësisë. Për një sistem ku do të respektohet çdo individ. Ju bëj thirrje për një Shqipëri më demokratike, të përfaqësoni profesionin tuaj të ri në mënyrë të suksesshme. Duhet t’i mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit, jeni vigjilent ndaj tyre. Secili mund të japë shpresa për këtë vend dhe nëse bëheni bashkë përpjekjet tuaja do të krijojnë diçka mjaft të rëndësishme. Është momenti juaj për të qenë pjesë e diçkaje të madhe”, iu drejtua E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Leyla Moses-Ones studentëve të diplomuar.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i cilësoi gjyqtarët si doktorët, ndërsa i kujtoi magjistratëve të sapodiplomuar se kanë një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla.

“Kjo shkollë do të ofrojë të gjitha provimet e duhura. Jemi këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë libra të sistemit europian dhe ju mund t’i përdorni. Gjykatësit janë si doktorët që mund t'u shpëtojë jetën, kështu më pati thënë një miku im gjykatës. Ju duhet të jeni krenar për sot, patjetër që të gjithë familjarët tuaj janë krenar për ju. Mos harroni asnjëherë se keni një përgjegjësi e madhe që keni mbi shpatulla. BE do të vijojë mbështetjen edhe pas studimeve", tha Soreca.

Në ceremoni ishte e pranishme dhe Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, e cila tha se ata i pret një sfidë edhe më e madhe, pasi me sistemin e ri të reformuar të drejtësisë kanë një detyrë mjaft të rëndësishme, atë të përmirësimit të imazhit të drejtësisë në Shqipëri.

Ndërkaq, nga ana e saj, ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, i cilësoi kandidatët e rinj të diplomuar të Magjistratës, si “brezi i parë që hyn në një sistem të reformuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy