Diplomati Roland Bimo, thotë se Greqia nuk do ta pranonte asnjëherë që Shqipëria të bëhej pjesë e Bashkimit Europian, pa zgjidhur çështjen e detit.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, për vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Athinë dhe takimin me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, ai tha se në çdo avancim që Shqipëria ka bërë në rrugëtimin europian, Greqia ka përfituar.
Greqia është e interesuar që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian se ka një minoritet të madh dhe pjesa tjetër është se Shqipëria në BE do ishte një vend ku bizneset greke do kishin aktivitete më fitimprurëse.
Një hapësirë e përbashkët ekonomike do të ishte në avantazh dhe të Greqisë. Në çdo hap që Shqipëria ka avancuar në rrugëtimin europian, Greqia ka nxjerrë koncensione, realizon një objektiv të saj në drejtim të Shqipërisë, siç ishin dhe varrezat greke.
Nga viti 2013 e deri sot nuk ka ndonjë përparim esencial në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, për delimitimin e detit dhe tokës.
Deti është një arsye që me gjithë deklarimit se është në favor të anëtarësimit në BE, nuk do pranonte asnjëherë anëtarësimin e saj, pa arritur marrëveshje për detin.
Çështja e detit është absolutisht e komplikuar për t’u zgjidhur. Greqia nuk ka gjë në dorë që ne të hyjmë në BE, por ka veton që ne mos të hyjmë.



