S’është koha për politikë, por mungon mirëmenaxhimi! Basha i drejtohet Ramës për masat që duhet të marrë për përmbytjet

S’është koha për politikë, por mungon mirëmenaxhimi! Basha i drejtohet Ramës për masat që duhet të marrë për përmbytjet

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga Shirgji dhe Oboti, dy nga zonat më të prekura nga reshjet në Shkodër, ka bërë thirrje për qeverisë që të marrë disa masa, nga transparenca e situatës, dislokimi i resurseve, tek ndihma për qytetarët shtëpitë e të cilëve janë nën rrezik. Sipas kreut të PD-së, nuk është koha për politikë, por qeveria duhet të lërë propagandën dhe të fokusohet tek masat konkrete. Ai tha se ekspertë nga PD dhe Bashkia Shkodër janë prej ditësh në terren për të ndihmuar të prekurit.

“Nuk është koha për politikë, por nuk mund të mohoet që gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar. Përbri kësaj duhet të jetë edhe prania reale e atyre që ndihmojnë dhe nuk vijnë thjeshtë dhe vetëm për të vizituar apo për të dhënë mesazhe. Kjo është detyra e shtetit. Duhen marrë masa konkrete dhe masa urgjente. Masa e parë: duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh. Duhet dislokimi i të gjitha resurseve shtetërore. Duhen marrë masa për t’u ardhur në ndihmë banorëve të cilët po përjtojnë goditje pas goditjesh. I takon qeverisë të lërë mënjanë çdo lloj propaganda dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat që i takon. Natyrisht Partia Demokratike do të bëjë gjithçka, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për t;i ndihmuar banorët e Shkodrës dhe gjithë ultësirës Perëndimore që ndodhen në këtë gjendje mjaft të vështirë. Njerëzit tanë ndodhen në terren, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren që në orët e para të mëngjesit, pranë familjeve dhe pranë komuniteteve të goditura”, u shpreh Basha për mediat.

Me këtë intesitet reshjesh nuk ka ç’bën as Gjermania! Rama nga Lezha: Situata është nën kontroll

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy