Mogherini bën bashkë Haradinajn dhe Brnabiç në Shkup, Rama qendron në krahë të shefes së BE

Mogherini bën bashkë Haradinajn dhe Brnabiç në Shkup, Rama qendron në krahë të shefes së BE

Vizate e shefes së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Frederia Mogherini në Shkup të Maqedonisë, ka bërë bashkë kryeministrin i Kosovës, Ramush Haradinaj atë të Serbisë, Ana Brnabiç, si dhe të zotin e shtëpisë Zoran Zaev.

Takimi mes gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor është bërë me ftesë të i përfaqësues së lartë të BE-së Mogherini.

Ky takim po mbahet në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të diskutohet për raportet në mes vendeve të rajonit.

Por pjesë e këtij takimi është edhe kryeministri Edi Rama i cili pasi zhvilloi takimin me Mogherinin në Tiranë ku i përcolli sot nga afër raportin e KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Shkupit.

Rama iu është bashkuar liderëve të Ballkanit në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup. Kreu i qeverisë shqiptare që ka njoftuar përmes një fotoje në në rrjetin social "Facebook" ndërsa shihet pranë Mogherinit dhe liderëve të tjerë të Ballkanit.

Sonte në Shkup”, shkruan Rama duke vendosur edhe flamurët e shteteve të Ballkanit me në krye atë të BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy