Komisioni Evropian nis sot diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni Evropian nis sot diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

12 tetori pritet të jetë një ditë speciale për Kosovën në Bruksel.

Në Komisionin Evropian pritet të miratohen sot raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.

 Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Komisioni Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018.

KE-ja thotë se regjimi i vizave për kosovarët duhet hequr, dhe se kushtet janë përmbushur.

Mbi këtë raport dhe të ashtuquajturin “Non-Paper” grupi punues për vizat, po në Bruksel, do zhvillojë punimet të mërkurën e të enjten për liberalizim.

Derisa të mërkurën e të enjten, punon grupi për vizat, të premten më 14 tetor mblidhen ministrat e punëve të brendshme të unionit, më saktësisht Këshilli i Shengenit.

Vendimin final për liberalizim pas kryerjes së procedurave paraprake e merr KE-ja me shumicë të kualifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy