Berisha: Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës, Rama nuk ia var

Berisha: Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës, Rama nuk ia var

Kryedemokrati Sali Berisha, tha sot se Enkelejd Alibeaj nuk duhet identifikuar në qëndrimet e tij me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.

Zoti Alibeaj është një lolo në duart e Taulant Ballës se Rama nuk ia var dhe ka ngarkuar Ballën. Ai bën aktin më të shëmtuar në 30 vite, përfaqësuesin e asaj që nuk përfaqëson asgjë përveç vetes.

Unë mendoj se kjo është një nga lojërat më të shpifura të Edi Ramës. Loja me Enkelejd Alibeajn. Çfarë e shtyn Alibeaj? Ai po merr mbi supe një peshë të rëndë.

Një kolaboracionizëm kundër demokracisë që tejkalon çdo limit.

Kjo deklaratë e Berishës u bë teksa gazetarja e MCN, Raziela Myslimaj e pyeti nëse ka një mesazh për Alibeaj dhe deputetët e tjerë demokratë të cilët nuk e njohin si kryetar të PD dhe nuk njohin asnjë nga vendimet e marra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy