
Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të cilat u shpreh se ajo që ne na intereson më shumë është se si Trump e bënë politikën e jashtme.
Ai tha se Trump për interesa të tij personale mund të ndryshojë politikën e jashtme.
Ato që ne na interesojnë janë investimet e mëdha dhe diskutimi është nëse Amerika duhet të jetë imperialiste apo jo. Në qëndrimet e jashtme ata kanë qëndrimet që u thanë dhe sot në Evropë e djathta ekstreme po fiton për shkak të emigrantëve dhe karta e emigrantëve është shumë e fortë sot në zgjedhje me të cilën dhe Trump ka luajtur fortë.
Ne më shumë na intereson si Tramp e bënë politikën e jashtme dhe ai nuk ndjek doktrinën strategjike të Amerikës, që demokratët amerikanë e ndjekin. Trump sanksionoi më shumë bizneset kineze dhe tani e ka prapë në program. Trump mund të ndryshojë politikën e jashtme dhe për shkak të interesave të veta personale, të paktën këtë tregoi në mandatin [arë tani se dimë duhet parë.



