Protesta/ Qytetarët: Presim ndërgjegjësimin e kryeministrit të pandërgjegjshëm, Rama duhet të largohet

Protesta/ Qytetarët: Presim ndërgjegjësimin e kryeministrit të pandërgjegjshëm, Rama duhet të largohet

Qytetarët e organizuar përballë Kryeministrisë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar kundër korrupsionit në vend.

Për mikrofonin e MCN TV disa prej tyre shprehen se kanë ardhur në këtë protestë sepse vendi ka nevojë për ta, ndërsa kërkojnë largimin e kryeministrit Rama sa më parë.

Sipas tyre, duhet të angazhohen sepse gjithë vendi po ecën keq, ndërsa shtojnë se presin një ndërgjegjësim nga ana e Ramës.

Kam ardhur për të protestuar. Nga kjo protestë pres të hiqet qafe Edi Rama me mënyra paqësore. Do të mbështesim Berishën. Kemi ardhur me dëshirën tonë dhe shoh se vendi, atdheu ka nevojë për ne. Nëse nuk angazhohemi të gjithë vendi po ecën keq. Presim nga kjo protestë ndërgjegjësimin e këtij kryeministri të pandërgjegjshëm që po shkatërron vendin e vet.

Një tjetër protestues shprehet se ka ardhur të protestojë për shumë gjëra për shumë padrejtësi që po ju bëhen.

Populli duhet të zgjohet prej gjumit se ka shumë kohë që po fle. Edi Rama duhet ta lëshojë një sahat e më parë vendin, sepse po i bie në qafë këtij populli, duke rritur çmimin e bukës, ushqimeve. Fëmijët po ikin jashtë se s’kanë mundësi punësimi, po marrin rrugën e botës duke lënë me lot në sy prindërit e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy