Begaj dekoron ambasadorin Walker “Kalorës të Urdhrit të Flamurit”: Falë tij bota u informua për krimet në Kosovë

Begaj dekoron ambasadorin Walker “Kalorës të Urdhrit të Flamurit”: Falë tij bota u informua për krimet në Kosovë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekoruar me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”, ambasadorin amerikan William Walker.

Sipas kreut të shtetit ky i fundit është mik i shqiptarëve dhe ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s.

Ambasadori William Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar dhe me te gjithë qytetarët e Kosovës.

Begaj tha se se falë veprimeve të ambasadorit dhe angazhimeve të tij e gjithë bota u informua për krimet në Kosovë.

Vendet e qytetëruara dhe demokratike si edhe komuniteti ndërkombëtar reaguan me shpejtësi për të dënuar gjenocidin në zemër të Evropës dhe për t’i dhënë fund regjimit të Millosheviçit në Kosovë.  Sot populli i Kosovës prosperon në rrugën e demokracisë dhe lirisë por hijet e atyre kohërave të trishta vërtiten akoma në rajonin tonë, në epokën e një lufte tjetër të re e të përgjakshme në Evropë.

Ndër të tjera, Begaj përmendi botimin e librit nga Walker për Reçakun, për të cilën e vlerësoi si një kontribut të rëndësishëm për faktin se bota ndërhyu kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Ju do të botoni një libër për Reçakun.

 Jam i sigurt se ky libër do të jetë një kontribut i rëndësishëm dhe i shtuar për arsyet dhe parimet që bota demokratike, SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë dhe i dhanë fund gjenocidit serb në Kosovë.

 Për të gjitha këto arsye, por jo vetëm, Ambasadorit William Walker kam nderin t’i jap në emër të shtetit shqiptar dhe në emër të të gjithë shqiptarëve një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të "Kalorësit të Urdhrit të Flamurit “

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy